Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë dhe arreston 11 persona - Gazeta Express
string(106) "festa-me-kokaine-dhe-ekstazi-momenti-kur-policia-futet-ne-klubet-e-nates-ne-tirane-dhe-arreston-11-persona"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 21:18

Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë dhe arreston 11 persona

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 21:18

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion në zonën e Ish-Bllokut, duke vënë në pranga 11 persona, mes tyre administratorë dhe punonjës të disa lokaleve të natës, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve, aktiviteti i paligjshëm dyshohet se zhvillohej brenda ambienteve të këtyre subjekteve. Me vendim gjykate janë caktuar gjithsej 11 masa sigurie, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar me “arrest në burg”, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, uniformat blu kanë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA), si dhe 11 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Në vijim të hetimeve, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, të cilëve iu janë gjetur po ashtu 2200 tableta ekstazi.

Ndërkohë, policia ka ndaluar në flagrancë edhe një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement