Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagrebi, ‘zbulohet’ klubi i tij i radhës - Gazeta Express
string(78) "arber-hoxha-5mund-te-largohet-nga-dinamo-zagrebi-zbulohet-klubi-i-tij-i-radhes"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 19:40

Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagrebi, ‘zbulohet’ klubi i tij i radhës

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 19:40

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha është drejt largimit nga Dinamo Zagrebi.

Mediumi “Meczyki” raporton se është gati të transferohet te Widzew Lodz, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi polak do të paguante rreth 5 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Hoxhës në merkaton e verës.

Ky transferim do të konkretizohet, vetëm nëse klubi polak qëndron në elitën e futbollit polak.

Aktualisht mban vendin e parafundit në renditje dhe rrezikon seriozisht rënien.

Widzew ka treguar se beson te futbollistët shqiptarë, pasi pjesë e tij janë edhe Juljan Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri.

Klubi polak e ka nën pronësi edhe kartonin e mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Dion Gallapenit, i cili u huazua në janar te Wisla Plock, me klubin e tij të ri që ka opsionin edhe të blerjes së kartonit.

Hoxha ishte autori i golit për Shqipërinë në Poloni, të cilën ndeshje kuqezinjtë e humbën 2-1, për t’u eliminuar nga “play-offi” i Botërorit 2026./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement