Shqetësimet rreth biletave ndaj Turqisë dhe anëtarësimeve vjetore, “Dardanët” dalin me një sqarim - Gazeta Express
string(94) "shqetesimet-rreth-biletave-ndaj-turqise-dhe-anetaresimeve-vjetore-dardanet-dalin-me-nje-sqarim"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 18:29

Shqetësimet rreth biletave ndaj Turqisë dhe anëtarësimeve vjetore, “Dardanët” dalin me një sqarim

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 18:29

Mes konfuzionit të krijuar rreth biletave të ndeshjes së madhe të Kosovës ndaj Turqisë, tifogrupi i kombëtares “Dardanët” ka dalur me një sqarim.

Kërkesat për një biletë për këtë ballafaqim të madh janë rritur, qëkur u bë e ditur se Kosova do të luajë në finale të “play-offit”, e jo në ndeshje miqësore.

Kjo pasi biletat për ndeshjen e 31 marsit ishin dalë në shitje dy ditë para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovakisë, kur ende nuk dihej natyra e kësaj përballjeje.

“Dardanët” tashmë kanë dalur me një postim sqarues në rrjetin social “Facebook”, duke bërë me dije se biletat do t’i shpërndahen së pari atyre që e kanë bërë anëtarësimin vjetor te tifogrupi, para përballjes me Sllovakinë.

Nga tifogrupi u kanë thënë atyre që kanë aplikuar për anëtarësim para ndeshjes finale ndaj Turqisë, se anëtarësimet e reja nuk po procesohen momentalisht.

POSTIMI I PLOTË:

“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sa i përket biletave për të gjithë ata që kanë bërë anëtarësimin vjetor para ndeshjes në Bratisllavë. Secili është në listë dhe nuk ka vend për asnjë formë paniku.

Lidhur me mënyrën, ditën dhe kohën e shpërndarjes së biletave, do të njoftoheni përmes faqes sonë gjatë ditës së nesërme.

Ndërsa për të gjithë të tjerët që po përpiqen të anëtarësohen vetëm pak ditë para ndeshjes finale kundër Turqisë, ju njoftojmë se anëtarësimet e reja më nuk janë duke u procesuar.

Të gjithë ata që janë anëtarësuar para ndeshjes ndaj Sllovakisë do të pajisen me bileta sipas të drejtës që u takon. Ndërkaq, të tjerët nuk mund ta ndërmarrin këtë hap në këtë fazë, pasi synojmë të jemi korrektë dhe të përgjegjshëm ndaj detyrimeve të marra ndaj anëtarëve tanë që e kanë përfunduar anëtarësimin me kohë.

Andaj, ju lutemi të tregoni mirëkuptim dhe të shmangni presionet e shumta, pasi kriteret janë të qarta dhe nuk kemi më bileta në dispozicion.

Qëndroni të kyçur në faqen tonë për të gjitha detajet, informacionet dhe njoftimet e reja në prag të ndeshjes së së martës”, shkruan tifogrupi “Dardanët”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement