Demhasaj i reagon Haxhiut për ekspozitën e Gashit: Publikoni kriteret e përzgjedhjes e shumën e fondit, tregoni arsyet pse fituan këto organizata - Gazeta Express
string(143) "demhasaj-i-reagon-haxhiut-per-ekspoziten-e-gashit-publikoni-kriteret-e-perzgjedhjes-e-shumen-e-fondit-tregoni-arsyet-pse-fituan-keto-organizata"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 17:06

Demhasaj i reagon Haxhiut për ekspozitën e Gashit: Publikoni kriteret e përzgjedhjes e shumën e fondit, tregoni arsyet pse fituan këto organizata

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 17:06

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, që të bëjnë publike thirrjen për aplikim, lidhur me ekspozitën për masakrat në Kosovë, e cila u përcoll me kritika të shumta për shkak të pasaktësive në të.

Demhasaj, nga Haxhiu, ka kërkuar që të publikohen edhe kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe, të tregohen arsyet se pse janë shpallur fituese organizatat që organizuan ekspozitën.

‘’Publikojeni thirrjen për aplikim, kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe arsyet pse pikërisht këto dy organizata janë shpallur fituese!’’, ka komentuar Demhasaj në postimin e Hashiut.

Ndryshe Haxhiu, më herët përmes një postimi shprehur ‘’keqardhje’’ për situatën e krijuar, duke thënë se të gjitha votuan ”pro” në Kryesi për këtë vendim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement