Kushtetuesja vendos: Dekreti i Presidentes s'ka efekt Juridik, deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit - Gazeta Express
string(115) "kushtetuesja-vendos-dekreti-i-presidentes-ska-efekt-juridik-deputetet-kane-34-dite-afat-per-zgjedhjen-e-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 17:24

Kushtetuesja vendos: Dekreti i Presidentes s’ka efekt Juridik, deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 17:24

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’.

Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, përcjell Gazeta Express.

Komunikata e plotë:

Njoftim për publikimin e aktgjykimit KO72/26 dhe KO74/26

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 25 mars 2026, ka vendosur për kërkesat e bashkuara në rastet KO72/26, të parashtruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KO74/26, të parashtruar nga znj. Arbërie Nagavci dhe 30 (tridhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet së cilës është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë “së dekretit nr. 24/2026 të datës 06.03.2026, të Presidentes së Republikës së Kosovës, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

Gjykata, njëzëri, vendosi:

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik;

III. TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës ;

IV. TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

V. TË KONSTATOJË që Vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 9 marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

VI. TUA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

VII. TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

VIII. TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement