Osmani pret në takim lamtumirës Aivo Orav, i cili po largohet nga Kosova për ta përfaqësuar BE'në në Turqi - Gazeta Express
string(74) "osmani-pret-ne-takimlamtumires-shefin-e-zyres-se-be-se-ne-kosove-aivo-orav"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 20:16

Osmani pret në takim lamtumirës Aivo Orav, i cili po largohet nga Kosova për ta përfaqësuar BE’në në Turqi

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 20:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës Shefin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vend.

Gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Osmani theksoi se BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian është objektiv strategjik i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement