Qendërmbrojtësi 32-vjeçar i Dritës, Egzon Bejtulai ka marrë ftesë nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.
Bejtulai ka marrë ftesë nga kombëtarja fqinje, për ndeshjet e “play-offit” të Botërorit të 2026-ës.
Selektori i Maqedonisë së Veriut, Goce Sedlloski e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e “play-offit” të Botërorit 2026 ndaj Danimarkës, e cila do të luhet më 26 mars.
Pjesë e saj është qendërmbrojtësi i Dritës, për të cilin nuk është hera e parë që është pjesë e kombëtares maqedonase.
Ai u ftua te Maqedonia e Veriut, pas paraqitjeve të mira me Dritën, jo vetëm në Superligën e Kosovës, por edhe në Ligën e Konferencës, me gjilanasit që shkuan deri në “play-offin” e Ligës së Konferencës, ku u eliminuan nga Celje e Sllovenisë.
Në karrierën e tij, Bejtulai ka luajtur 27 herë për kombëtaren maqedonase.
9 herë ka luajtur në Ligën e Kombeve, po aq herë edhe në kualifikimet për EURO, derisa 5 herë ka luajtur në ndeshje miqësore, e tri herë në kualifikimet për Botëror.
Një herë, Bejtulai ka luajtur në Kampionatin Europian, atë të vitit 2020 – që u mbajt më 2021.
Mirëpo, Bejtulai nuk është i vetmi shqiptar te kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, që ka marrë ftesë për këtë muaj.
Në listën e kombëtares maqedonase janë përfshirë plot 8 futbollistë shqiptarë.
Bëhet fjalë për Ezgjat Alioskin, Visar Musliun, Imran Fetain, Egzon Bejtullain, Reshat Ramadanin, Isnik Alimin, Enis Bardhin dhe Lirim Qamilin.
Nëse arrin ta kalojë Danimarkën, vendi ynë fqinj do të luajë në finale të “play-offit” kundër fituesit të përballjes mes Republikës Çeke dhe Irlandës./GazetaExpress/