Presidenti amerikan Donald Trump thotë se u kërkoi kombeve të tjera të ndihmonin në Ngushticën e Hormuzit “jo sepse kemi nevojë për to, por sepse dua të di se si reagojnë”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Më pas ai përsërit një pretendim që e ka bërë edhe më parë, se SHBA-të gjithmonë mbrojnë vendet e tjera, por vendet e tjera nuk do të na mbrojnë kur kemi nevojë.
Duke folur për Mojtaba Khamenei-n, udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Trump thotë se ka dëgjuar raporte nga këshilltarët e tij dhe media se ai është shpërfytyruar si rezultat i sulmeve, ose se ka humbur një këmbë.
“Nuk e dimë nëse është i vdekur apo jo,” thotë Trump. “Askush nuk e ka parë, gjë që është e pazakontë.”
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar iranian të paidentifikuar, raportoi se Khamenei ishte “i plagosur lehtë”, por nuk ka pasur detaje.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...