Refuzohet paraburgimi i të dyshuarit për sulm seksual ndaj 10-vjeçares, 64-vjeçari lihet në arrest shtëpiak - Gazeta Express
string(106) "refuzohet-paraburgimi-i-te-dyshuarit-per-sulm-seksual-ndaj-10-vjecares-64-vjecari-lihet-ne-arrest-shtepiak"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 17:44

Refuzohet paraburgimi i të dyshuarit për sulm seksual ndaj 10-vjeçares, 64-vjeçari lihet në arrest shtëpiak

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 17:44

Gjykata Themelore e Ferizajt ka vendosur ta lë vetëm në arrest shtëpiak punëtorin teknik të një shkolle në Ferizaj i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëse 10-vjeçare.

Në një përgjigjje për “Kosova Live” në T7, Gjykata thotë se ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 64-vjeçarit.

“Nga zyra e gjyqtares së çështjes jemi njoftuar se: Gjykata Themelore në Ferizaj më datë 13.03.2026 ka mbajtur seancën dëgjimore në çështjen penale kunder te pandehurit N.I., dhe me aktvendimin e datës 13.03.2026 ka Refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimti, për të cilën ndaj të njejtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në përgjigje.

Ky rast, Policia pati thënë se ishte raportuar më 11 mars, ndërsa më pas i dyshuari u arrestua. Ai gjithashtu ishte intervistuar nga Policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement