Superliga e futbollit do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.
Të martën dhe të mërkurën do të luhen pesë ndeshjet e kësaj xhirojë.
Dy liderët, Ballkani dhe Drita do të mundohen t’i fitojnë duelet përkatëse për ta ruajtur primatin dhe rivalitetin, shkruan “Gazeta Express”.
Therandasit do të përballen me Prishtinën e Re në udhëtim, kurse gjilanasit do ta presin Dukagjinin.

Ndërkohë, Prishtina do ta kërkojë këndelljen në Ferizaj, ndonëse e pret një punë mjaft e vështirë pasi vendësit kanë shumë nevojë për pikë.
Llapi po ashtu do të tentojë ta vazhdojë serinë e mirë në duel me Gjilanin në shtëpi, kurse Drenica do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi në ballafaqim me Malishevën, për t’i ikur sadopak fundit të tabelës. /Gazeta Express