Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Real Madridi po e dërrmon Manchester Cityn, ndaj së cilit është në epërsi tregolëshe pas 45 minutave të parë, 3:0.
Federico Valverde ishte hero i “Los Blancos” me tre gola të shënuar në njërën prej ndeshjeve më të mira të tij në karrierë, shkruan “Gazeta Express”.
Përkundër mungesave, madrilenët e bënë një pjesë të parë të madhe.
Ndërkohë, Paris Saint-Germaini e mbylli po ashtu në epërsi pjesën e parë ndaj Chelseat, 2:1.
Golat për kampionët aktualë të Evropës i shënuan Bradley Barcola dhe Ousmane Dembele, kurse golin e vetëm për kampionët aktualë të botës e shënoi Malo Gusto.
E mrekullia Bodo/Glimt po avancon ndaj Sporting Lisbonës, 2:0 falë golave të Fet dhe Blomberg. /Gazeta Express
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...