Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I. që kërcënoi gazetarët në gjykatë, AGK mirëpret vendimin - Gazeta Express
string(94) "denohet-me-nje-vjet-burgim-me-kusht-a-i-qe-kercenoi-gazetaret-ne-gjykate-agk-mirepret-vendimin"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 16:25

Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I. që kërcënoi gazetarët në gjykatë, AGK mirëpret vendimin

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 16:25

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur vendimin e marrë këtë të mërkurë për dënimin me një vjet burgim të A.I pas kërcënimit ndaj ekipeve të gazetarëve e monitoruesve të Betimi për Drejtësi dhe Nacionale.

Sipas një njoftimi të Gjykatës Themelore të Gjilanit, A.I “i është shqiptuar dënim me një (1) vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri brenda 2 (dy) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.”

“A.I me një gjest si “ekzekutim” iu ishte drejtuar në një seancë pronash në Viti gazetares së Nacionales, Eriola Cacaj, kameramanit Drilon Namani si dhe monitoruesit të Betimi për Drejtësi, Flamur Kabashi. Rasti kishte ndodhur më 30 janar”, njofton AGK.

AGK-ja ka përshëndetur “efikasitetin me të cilin gjykata e ka trajtuar këtë rast dhe prioritetin që i është dhënë, me besimin se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“AGK-ja ka mirëpritur Strategjinë e KGJK-së të miratuar në janar të këtij viti, e që prioritizon rastet gjyqësore që ndërlidhen me shpifjen dhe sigurinë e gazetarëve dhe të anëtarëve të shoqërisë civile”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement