Flick bën deklaratë të bujshme për lojtarin e Barçës: Është në të njëjtin nivel me Lamine Yamal - Gazeta Express
string(94) "flick-ben-deklarate-te-bujshme-per-lojtarin-e-barces-eshte-ne-te-njejtin-nivel-me-lamine-yamal"

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 14:42

Flick bën deklaratë të bujshme për lojtarin e Barçës: Është në të njëjtin nivel me Lamine Yamal

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 14:42

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka bërë një deklaratë të fortë për një tjetër talent të akademisë së klubit.

Sipas tij, mbrojtësi i ri Pau Cubarsí është në të njëjtin nivel zhvillimi me yllin e ri të katalanasve, Lamine Yamal, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Flick e vlerësoi shumë progresin e mbrojtësit 19-vjeçar dhe theksoi se ai është gati për sfidat më të mëdha, madje edhe për ndeshje të rëndësishme si ato të Ligës së Kampionëve.

Sipas trajnerit gjerman, Cubarsí është një nga diamantët e rinj të akademisë së Barcelonës dhe zhvillimi i tij i shpejtë ia kujton shumë rrugën që e ka bërë Yamal në ekipin e parë.

Megjithëse Yamal konsiderohet tashmë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe një nga figurat kryesore të Barcelonës në sulm, Flick beson se edhe Cubarsí ka potencial ta arrijë të njëjtin nivel në vitet e ardhshme. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement