Karim Benzema e kishte një periudhë të artë në Real Madrid.
Sulmuesi francez kishte fituar gjithçka që është e mundur në futboll me “Los Blancos”, ndërsa pak vite më parë u largua prej “Santiago Bernabeu” për ta nisur një eksperiencë të re në Arabinë Saudite.
Dhe, veterani i sulmit është pyetur se çka po ju mungon “Mbretërve”, se çka duhet të bëjnë ata për t’i arritur përsëri majat e futbollit evropian.
“Çfarë u mungon atyre është thjesht një LIDHJE. Mes Kylian Mbappé, Vinícius Júnior, Jude Bellingham dhe Rodrygo.”
“Secili lojtar duhet ta dijë se çfarë duhet të bëjë në fushë. Bellingham duhet ta kuptojë se është krijuesi i lojës, JO golashënuesi.”
“Mbappé është golashënuesi, jo organizatori i lojës.”
“Vinícius NUK është mesfushor defanziv, ai është anësori i majtë.”
“Sapo secili ta dijë rolin e vet në fushë, atëherë gjithçka rregullohet. Sepse këtu po flasim për lojtarët më të mirë në botë që luajnë në të njëjtën skuadër.” /Gazeta Express