Zhegrova me Ferrari në stërvitje, kjo është përballja e tij me tifozët e Juves - Gazeta Express
string(77) "zhegrova-me-ferrari-ne-stervitje-kjo-eshte-perballja-e-tij-me-tifozet-e-juves"

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 10:54

Zhegrova me Ferrari në stërvitje, kjo është përballja e tij me tifozët e Juves

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 10:54

Edon Zhegrova është shfaqur me një veturë të tipit Ferrari në stërvitjen e Juventusit.

Ylli kosovar është ndalur nga tifozët në qendrën stërvitore të “Bianconeri”, të cilët i kanë dhënë fjalë të mira dhe motivuese, ndërkohë që kanë kërkuar edhe nënshkrime nga ai, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet u tregua mjaft i afërt dhe shfaqi respekt ndaj tifozëve që kishin dalë për ta pritur.

Natyrisht, atij i nevojitet më shumë se kurrë dashuria dhe afërsia me tifozët pasi po kalon momente jo fort të lehta, duke e pasur parasysh se s’po i jepet hapësirë e mjaftueshme nga trajneri Luciano Spalletti.

Ai e bëri një lojë të madhe ndaj Romës duke ndikuar në rikthimin e rezultatit, por çuditërisht nuk u aktivizua fare në duelin pasues ndaj Pisas.

“Messi i Kosovës” shpreson t’i jepet rast në sfidën e ardhshme kundër Udineses në fundjavë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement