KF Vushtrria ka fituar derbin e madh të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Vushtrriasit triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren, në një përballje mes dy skuadrave që synojnë inkuadrimin në Superligë edicionin e ardhshëm.
Ndeshja u zhvillua para një numri shumë të madh tifozësh të pranishëm në stadium në Prizren, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
E kjo ndeshje duket e su përcoll edhe nga sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili edhe bëri një postim në Twitter.
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) March 8, 2026