Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinin zhvillohet sot në kuadër të javës së 23-të të Superligë së Kosovës në futboll, në një duel shumë të rëndësishëm për të dy skuadrat.
Drenica, e cila po kalon një periudhë të vështirë me rezultate negative, do të synojë fitoren për t’u këndellur dhe për të dalë nga kriza.
Aktualisht, skuadra nga Skenderaj ndodhet në vendin e fundit të tabelës me 21 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Dukagjini gjithashtu nuk ka qenë në formën më të mirë në javët e fundit, megjithatë ekipi nga Klina qëndron më i konsoliduar në tabelë, duke u renditur në vendin e gjashtë me 32 pikë.
Kjo përballje nis në orën 13:00.