Juventus fitoi bindshëm 4-0 ndaj Pisës, duke i dhënë fund serisë negative të rezultateve.
Golat u shënuan nga Andrea Cambiaso, Khephren Thuram, Kenan Yildiz dhe Jeremie Boga.
Juventusi e pati të vështirë në fillim për të thyer mbrojtjen e Pisas, madje mysafirët krijuan një rast të mirë në minutat e para, por portieri Mattia Perin reagoi mirë.
Rezultati u zhbllokua kur Yildiz asistoi për Cambiason në pjesën e dytë, i cili shënoi me kokë në portë të zbrazët.
Më pas Thuram dyfishoi epërsinë duke shfrytëzuar një top të kthyer nga shtylla, pas goditjes nga Manuel Locatelli.
Në 15-minutëshin e fundit, Yildiz realizoi golin e tretë me një goditje të saktë nga jashtë zonës, ndërsa në fund Boga vulosi fitoren 4-0 pas një asistimi të Manuel Locatellit.
Kjo fitore i jep frymëmarrje Juventusit pas disa rezultateve zhgënjyese në Serie A.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi shkon në kuotën e 50 pikëve, në vendin e gjashtë, një pikë më pak se Roma në vendin e katërt./GazetaExpress/