Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Prishtinës së Re, e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas 45 minutave të para, rezultati është 2:0 në favor të skuadrës gjilanase, shkruan Gazeta Express.
Albert Dabiqaj zhbllokoi rezultatin duke kaluar Dritën në epërsi, ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë epërsinë e dyfishoi Liridon Balaj.
Drita po shkon drejt pushimit me një avantazh të rehatshëm, ndërsa Prishtina do të kërkojë reagim në pjesën e dytë.