Aktorja “hot” Sydney Sweeney e adhuron Cristiano Ronaldon: Nëse do të luaja futboll, ai do të ishte... - Gazeta Express
string(95) "aktorja-hot-sydney-sweeney-e-adhuron-cristiano-ronaldon-nese-do-te-luaja-futboll-ai-do-te-ishte"

Sport

Gazeta Express

05/03/2026 8:55

Aktorja “hot” Sydney Sweeney e adhuron Cristiano Ronaldon: Nëse do të luaja futboll, ai do të ishte…

Sport

Gazeta Express

05/03/2026 8:55

Aktorja amerikane vizitoi së fundmi stadiumin ku CR7 u bë “burrë”, “Jose Alvalade” të Sporting Lisbonës.

Sydney Sweeney shprehu admirimin e saj për Cristiano Ronaldon.

Ylli amerikan, i cili kohët e fundit vizitoi José Alvalade dhe ndoqi ndeshjen e Sportingut të Lisbonës, shfrytëzoi rastin për të qenë në fushë për të treguar aftësitë e saj me topin.

Më vonë, aktorja tha se nuk mund të mos e mbështeste ekipin që e solli CR7 në botën e futbollit të madh, për të cilin më pas tha:

“Cristiano Ronaldo është futbollisti im i preferuar. Unë jam një person konkurrues dhe nëse do të luaja futboll, ai do të ishte modeli im.”

Kohët e fundit, amerikania vizitoi stadiumin ku u rrit Cristiano Ronaldo, të Sporting Lisbonës, duke kuptuar një pjesë të madhështisë së tij, shkruan tch.

E lindur në vitin 1997 në Spokane, Sweeney ka qenë një nga simbolet më të mëdha të seksit në botë vitet e fundit, duke fituar famë nga paraqitjet e saj në serialet Euphoria dhe The White Lotus, ndërsa më vonë luajti në filma si Reality, Christy dhe Anything But You.

Advertisement
Advertisement
Advertisement