Melos Bajrami po shkëlqen me Vllazninë këtë edicion, po shihet si “shtylla e mbrojtjes” - Gazeta Express
string(84) "melos-bajrami-po-shkelqen-me-vllaznine-kete-edicion-po-shihet-si-shtylla-e-mbrojtjes"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 20:14

Melos Bajrami po shkëlqen me Vllazninë këtë edicion, po shihet si “shtylla e mbrojtjes”

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 20:14

Vllaznia e Shkodrës po kalon një sezon mjaft të mirë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, derisa nga skuadra shkodrane po veçohet një emër në mbrojtje.

Bëhet fjalë për Melos Bajramin, i cili luan tashmë e dy sezone te Vllaznia, mirëpo këtë edicion po tregon fuqishëm vlerat e tij.

Ai po konsiderohet si një shtyllë e mbrojtjes shkodrane në elitën e futbollit shqiptar, i cili me paraqitjet e tij i ka bërë përvete tifozët shkodranë.

Me performancat e tij të sivjetme, ai është ndër më të dalluarit edhe në Kategorinë Superiore, duke e ndihmuar Vllazninë që të jetë e para në tabelë, dhe në rrugë të mirë për t’u shpallur kampione në “play-off”.

Ai madje ka shënuar edhe dy gola këtë edicion, e po ashtu e ka dhuruar edhe një asistim.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar i ishte bashkuar Vllaznisë në vitin 2024, derisa më herët kishte luajtur edhe për Gjilanin, Makedonija, Shkupin, Skënderbeun e Ballkanin.

Vllaznia momentalisht është e para në tabelë me 51 pikë, pesë më shumë se Elbasani në vendin e dytë

Katër vendet e para, Vllaznia, Elbasani, Egnatia e Dinamo shkojnë në “play-off”, që luhet me nga një ndeshje, pas përfundimit të sezonit të rregullt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement