Statusi i gjurit të Kylian Mbappes ka marrë përmasa shtetërore te Real Madrid.
Sulmuesi francez ka përjetuar dhimbje gjatë tre muajve të fundit dhe ka munguar në dy ndeshjet e fundit, duke e çuar numrin total të ndeshjeve që ka humbur në 2026 në gjashtë. Nuk ka asnjë qartësi se kur do të kthehet.
Raportohet se Mbappe është zhgënjyer me menaxhimin e dëmtimit të tij nga stafi mjekësor i Real Madrid, dhe udhëtoi këtë javë në Francë për një mendim të dytë mbi çështjen.
Më pak se 24 orë më vonë, Real Madrid njoftoi se ai kishte një shtrembërim të gjurit.
Nga kryeqyteti spanjoll thuhet se Mbappe mund të rikthehet për ndeshjen e kthimit në 1/8 së finaleve të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City, sipas “Cadena SER”, që do të përbënte një mungesë totale prej rreth tre javësh.
Trajneri Alvaro Arbeloa deklaroi para se “Los Blancos” të ndesheshin me Benfica se ai do të ishte i gatshëm, por më pas pranoi se situata e tij po monitorohej ditë për ditë.
Në fund të javës, Arbeloa pranoi se mund të duheshin javë, jo ditë, përpara se Mbappe të rikthehej.
Megjithatë, stafi i lojtarit nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe ndjen se ai mund të humbasë muaj të tërë aktivitet.
Anton Meana shpjegon se mesazhi nga ata që janë afër Mbappe është se ai mund të ketë nevojë për të gjithë tre muajt përpara Kupës së Botës për t’u rikuperuar plotësisht. Ata besojnë se nuk është ‘thjesht’ një shtrembërim, por se ligamentet e jashtme të gjurit të Mbappes janë prekur.
Në këtë moment, nuk ka siguri se kur Mbappe do të rikthehet.
Shanset që Real Madrid ka ende në La Liga dhe Ligën e Kampionëve duket se janë të pakta pa Mbappe, i cili ka shënuar ose asistuar (44) më shumë se gjysmën e 87 golave të Real Madrid deri më tani./GazetaExpress/