“Masakër” e sportistëve në Palestinë - mbi 1,000 të vrarë, 565 të lidhur me futbollin - Gazeta Express
string(79) "masaker-e-sportisteve-ne-palestine-mbi-1000-te-vrare-565-te-lidhur-me-futbollin"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 13:01

“Masakër” e sportistëve në Palestinë – mbi 1,000 të vrarë, 565 të lidhur me futbollin

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 13:01

Sipas një raporti të publikuar nga Federata Palestineze e Futbollit situata e sportit në Gaza pas 29 muajsh rrethimi, shkatërrimi dhe vdekjeve nga forcat izraelite është tragjike.

Deri më 12 shkurt, numri i sportistëve të vrarë në konflikt i tejkalon 1,000 persona, përkatësisht 1007 të vrarë, mes të cilëve 962 burra dhe 45 gra, shkruan “Gazeta Express”.

Nga numri total i sportistëve të vrarë, 565 janë persona të lidhur me futbollin, duke përfshirë lojtarë, trajnerë, referë, drejtues teknikë dhe drejtues sportivë që e kanë humbur jetën gjatë këtyre dy vjet e gjysmë bombardimesh dhe ofanzivash në rajon.

Raporti nënvizon gjithashtu se të paktën pesë sportistë konsiderohen të zhdukur, ndërsa për qindra të tjerë nuk ka më asnjë informacion mbi vendndodhjen e tyre për shkak të rrethanave të vazhdueshme të konfliktit, gjë që ngrit shqetësime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Përtej fataliteteve, raportohet se 265 struktura sportive janë dëmtuar, prej të cilave 184 janë shkatërruar plotësisht përfshirë stadiume dhe impiante dedikuar futbollit.

Shumë prej këtyre hapësirave janë përdorur si kampe për refugjatë, duke e hequr mundësinë e praktikimit të sportit për të mbijetuarit e konfliktit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement