“Kjo nuk është normale”, Flick i zemëruar për lëndimet: Do të flas me stafin mjekësor - Gazeta Express
string(81) "kjo-nuk-eshte-normale-flick-i-zemeruar-per-lendimet-do-te-flas-me-stafin-mjekesor"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 11:01

“Kjo nuk është normale”, Flick i zemëruar për lëndimet: Do të flas me stafin mjekësor

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 11:01

Situata e dëmtimeve te Barcelona duket se nuk po mbaron.

Pas ndeshjes së fundit kundër Atletico Madrid në Copa del Rey, ku katalanasit fituan 3-0 por u eliminuan nga kjo garë, ekipi i humbet edhe dy lojtarë të tjerë për shkak të dëmtimeve.

Trajneri Hansi Flick është dukshëm i shqetësuar dhe i zemëruar nga situata me dëmtimet, pasi lista e futbollistëve të larguar nga fusha po zgjatet shumë, shkruan “Gazeta Express”.

Përveç tij, në infermierinë e klubit qëndrojnë prej kohësh emra si Frenkie de Jong, Robert Lewandowski, Gavi dhe Andreas Christensen, ndërsa tani janë shtuar edhe Jules Koundé dhe Alejandro Baldé, i cili sapo kishte hyrë në lojë.

Flick u shpreh se dy dëmtime të tjera brenda një kohe të shkurtër nuk janë normale dhe se duhet të ketë një bisedë serioze me stafin mjekësor dhe ata të trajnimit për të kuptuar çfarë po ndodh dhe për të gjetur zgjidhje.

Ai nënvizoi se nuk mund të jetë e pranueshme që tre lojtarë të dëmtohen në vetëm një javë.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, trajneri gjerman e mbrojti vendimin për ta mbajtur në fushë Pedrin edhe pse ai nuk ishte në formë të plotë, duke theksuar se mesfushori e dha një kontribut të rëndësishëm dhe nuk pësoi probleme të reja.

Përfundimisht, trajneri i lavdëroi përpjekjen e skuadrës gjatë ndeshjes, duke thënë se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.

Megjithatë, ai e pranoi se është zhgënjyese të mos arrihet finalja dhe tani prioritet është menaxhimi i emergjencës së dëmtimeve dhe përgatitja për sfidat në vijim. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement