Klubi gjerman, Fortuna Dusseldorf ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Florent Muslijën.
Ky i fundit, ndonëse nuk e nisi nga fillimi ndeshjen e xhiros së 24-të ndaj Bochumit, u inkuadrua në minutën e 20-të.
Inkuadrimi i tij ishte kyç për Fortunën, pasi Muslija e shënoi golin e fitores, në triumfin prej 2-1 të klubit të tij.
Muslija shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të të ndeshjes, për ta bërë rezultatin 2-0 për Fortunën.
E, golin e tij të bukur e ka rikujtuar edhe një herë klubi i tij.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të klubit, shihet Muslija duke e përcjellur golin e tij, me melodi të pianos.
“Njeri i artit”, shkruan Fortuna në “Instagram”.
Goli ndaj Bochumit, ishte i katërti këtë sezon për yllin e kombëtares dardane në Bundesliga 2, teksa ka edhe katër asistime.
Ai është i huazuar te Fortuna Dusseldorf deri në fund të këtij sezoni nga Freiburg, që garon në Bundesliga./GazetaExpress/
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...