Raportet në Itali pretendojnë se Juventusi do të ulet për të diskutuar një kontratë të re me trajnerin Luciano Spalletti brenda javës së ardhshme dhe se e ardhmja e tij në Torino nuk varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Spalletti iu bashkua Juventusit pas largimit të Igor Tudorit më herët gjatë këtij sezoni dhe firmosi një kontratë fillestare deri në fund të sezonit 2025-26.
Që atëherë, Spalletti ka insistuar se zgjidhja e një marrëveshjeje afatgjatë nuk është prioritet për të, sidomos me sezonin ende në zhvillim.
Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, trajneri dhe klubi mund të ulen për bisedime për një kontratë të re brenda javës së ardhshme, ndoshta në fillim të javës, nëse jo edhe më herët.
Sipas të njëjtit raportim, kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm nuk është kusht i domosdoshëm që Juventusi të zgjasë kontratën e Spallettit.
Përkundrazi, “Bianconerët” preferojnë të kenë një trajner të stabilizuar dhe, si rrjedhojë, edhe një skuadër më të qëndrueshme.
Raportohet se Spalletti dhe Juventusi pritet të negociojnë për një pagë vjetore në vlerën 4-5 milionë euro./GazetaExpress/
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...