Mbrojtësi i majtë i Getafes, Diego Rico, ka reaguar ashpër publikisht ndaj asaj që ai e konsideron standard të dyfishtë në gjykim, pasi Antonio Rudiger shpëtoi pa u ndëshkuar për një goditje me gju në fytyrën e tij.
Incidenti ndodhi në pjesën e parë të fitores 1-0 të Getafes ndaj Real Madrid të hënën mbrëma, dhe gjyqtari nuk e ndëshkoi Rudigerin për ndërhyrjen.
Të dyja skuadrat përfunduan me kartonë të kuq në kohën shtesë: Franco Mastantuono u përjashtua për protesta ndaj arbitrit, ndërsa Adrian Liso mori kartonin e dytë të verdhë për goditjen e topit larg.
Megjithatë, tema kryesore pas ndeshjes ishte ndërhyrja e Rudigerit, e cila nuk u konsiderua e denjë për karton nga gjyqtari, as për karton të kuq nga VAR-i.
— Seguid a @Zona_Blaugrana (@ZB_media_38) March 2, 2026
Duke folur një ditë më pas për “Cadena COPE”, Rico deklaroi se nëse situata do të ishte e kundërt, ai do të përballej me një pezullim të gjatë.
“Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, unë do të kisha marrë të njëjtin pezullim prej 10 ndeshjesh dhe nuk do të luaja më gjatë gjithë sezonit. Nuk e di për çfarë shërben VAR-i, sepse duhet të jetë aty pikërisht për këto situate”, tha ai.
Sipas tij, nuk kishte asnjë dyshim se ndërhyrja ishte e qëllimshme.
“Është e qartë që ai erdhi me qëllim ndaj meje, sepse në aksionin e mëparshëm patëm një përplasje që rezultoi me faull, dhe duke u kthyer në mbrojtje ai po thoshte gjëra. Në aksionin pasues topi erdhi tek unë dhe mund ta shihni si pothuajse e shtyu një bashkëlojtar për të më goditur në fytyrë. Nëse do të më kishte kapur më keq, mund të më kishte lënë të shtrirë në fushë”, shtoi ai.
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, deklaroi pas ndeshjes se gjyqtari kishte qenë tepër tolerant me Getafen.
Ndërkohë, trajneri i Getafes, Jose Bordalas, shmangu deklarata të forta, por tha se situata ishte “shumë e qartë” për të gjithë, ndërsa mesfushori Luis Milla e cilësoi si një akt të qartë agresioni./GazetaExpress/
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...