Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A.
Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e fundit me Atalantën u zgjodh më i miri në fushë, sipas “Sofascore”.
Nga kjo platformë që është e specializuar në vlerësimin e futbollistëve në fushën e lojës, e ka vlerësuar Muricin me notën 9.5 në ndeshjen e xhiros që lamë pas ndaj Atalantës.
Portieri dardan njëmend pati një performancë për t’u mbajtur mend, pasi bëri gjashtë pritje në atë përballje.
Nga gjashtë pritjet që ai u përballë, pesë ishin prej brenda zonës.
E, kjo paraqitje e yllit dardan i la të kënaqur edhe klubin e tij, Sassuolon.
Faqja zyrtare e klubit ka bërë një postim të veçantë në nder të tij, duke bërë një mbishkrim të veçantë.
Në video shihen pritjet e Muricit ndaj Atalantës, që përcillen me mbishkrimin: “Nuk e di se çka është normale më”.
Murici kaloi te Sassuolo gjatë verës, në formë huazimi nga Ipswich Town.
Mirëpo, pas përfundimit të huazimit në qershor, raportohet se klubi italian ka mundësinë e blerjes së Muricit për shumën e 10 milionë eurove.
Murici u rrit në akademinë e Manchester Cityt, mirëpo ka bërë disa lëvizje të ndryshme në formë huazimi në karrierën e tij, duke nisur nga NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II, Adana Demirspor, derisa kaloi në lëvizje të përhershme te Burnley në vitin 2022 për 3 milionë euro.
Në vitin 2024 ai kaloi tek Ipswich për 9.55 milionë euro.
Ndërkohë, që nga debutimi i tij me Kosovën në vitin 2018, ai ka luajtur në total 48 ndeshje me kombëtaren dardane./GazetaExpress/
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...