A shkoi Mehdi Taremi në Iran për ta mbrojtur atdheun? Sqaron gjithçka klubi i tij - Gazeta Express
string(80) "a-shkoi-mehdi-taremi-ne-iran-per-ta-mbrojtur-atdheun-sqaron-gjithcka-klubi-i-tij"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 14:21

A shkoi Mehdi Taremi në Iran për ta mbrojtur atdheun? Sqaron gjithçka klubi i tij

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 14:21

Klubi grek Olympiacos ka ndërhyrë zyrtarisht për t’i sqaruar një seri lajmesh që janë përhapur në media sociale dhe portale të ndryshme rreth sulmuesit Mehdi Taremi.

Sipas klubit, ka shumë “fake news” (lajme të rreme) që po qarkullojnë rreth situatës së lojtarit dhe planeve të tij, dhe Olympiacos ka kërkuar që tifozët dhe opinioni publik të mos ju besojnë këtyre informacioneve të pasakta, përcjell “Gazeta Express”.

Në një deklaratë të publikuar nga klubi grek, Olympiacos ka kërkuar respekt dhe qetësi, duke shtuar se informacionet që janë shpërndarë mbi Taremin janë të pabazuara dhe thjesht spekulime.

Klubi nuk i ka konfirmuar ato lajme si të vërteta — përkundrazi, i ka cilësuar si mashtruese dhe jo të besueshme.

Këto lajme të rreme – të përhapura kryesisht në rrjetet sociale – sugjeronin se sulmuesi iranian e kishte shprehur dëshirën për ta lënë klubin dhe për t’u kthyer në atdhe për ta mbrojtur vendin e tij pas tensioneve në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, as Taremi dhe as drejtuesit e Olympiacos nuk kishin bërë ndonjë njoftim zyrtar për rastin në fjalë.

Për më tepër, shumë nga këto informacione të ndara në internet janë të pa verifikuara dhe shpeshherë ju referohen burimeve jo-zyrtare, çka i bën ato ta humbasin kredibilitetin.

Olympiacosi e ka theksuar rëndësinë e respektit dhe jo-shpërndarjes së lajmeve të pabazuara, duke ju kërkuar tifozëve dhe komunitetit mediatik që t’i presin komunikimet zyrtare nga klubi ose nga vetë lojtari për çdo zhvillim të mundshëm lidhur me të ardhmen e Taremit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement