Ekipi i futbollit të femrave të Iranit refuzoi të këndonte himnin kombëtar përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Azisë në Australi të hënën, ndeshja e tyre e parë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.
Të gjitha lojtaret e ekipit heshtën gjatë ekzekutimit të himnit, para fillimit të ndeshjes së Grupit A kundër Koresë së Jugut, e cila fitoi 3-0 në stadiumin Gold Coast në Queensland.
Kujtojmë që më 1 mars Irani shpalli 40 ditë zi për vrasjen e udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, pas një sulmi të koordinuar Izrael-SHBA.
Trajnerja e Iranit, Marziyeh Jafari, dhe lojtaret e saj refuzuan të komentonin për luftën dhe për vdekjen e udhëheqësit të tyre superm, Ajatollah Ali Khamenei.
Ekipi iranian mbërriti në Australi për t’u përgatitur për turneun disa ditë para se të fillonin sulmet ajrore në Lindjen e Mesme, raporton A2CNN.
Ata do të përballen me kombin pritës të enjten, përpara se të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve kundër Filipineve të dielën.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...