Barcelona vazhdon dominimin në La Liga, duke fituar bindshëm 4-1 ndaj Villarrealit në shtëpi në kuadër të javës së 26-të.
Lamine Yamal ishte protagonist absolut i takimit, duke shënuar dy gola brenda pjesës së parë (28’ dhe 37’) dhe duke treguar potencialin e tij të madh. Pas pushimit, Villarreal ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Pape Gueye në minutën e 49-të.
Megjithatë, Barcelona menaxhoi lojën dhe në minutën e 69-të Yamal shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren. Robert Lewandowski kompletoi rezultatin në minutën e 92-të, duke çuar shifrat në 4-1 pas asistimit të Jules Kounde.
Me këtë fitore, Barcelona qëndron lider me 64 pikë, katër më shumë se Real Madridi, i cili ndodhet në vendin e dytë me 60 pikë dhe luan ndaj Getafes të hënën. /GazetaExpress