Tifozët e Nottingham Forest kanë kritikuar sulmuesin italian Lorenzo Lucca pas humbjes 2-1 kundër Fenerbahçe në Ligën e Evropës, dhe eksperti i transferimeve të “Sky Sport”, Luca Marchetti, thotë se sjellja e sulmuesit “nuk është mirëpritur” në Angli.
Sulmuesi italian Lucca është përballur me kritika nga tifozët e Forest në rrjetet sociale pas paraqitjes së tij në humbjen 2-1 në Europa League ndaj Fenerbahce të enjten.
Reprezentuesi italian nisi ndeshjen, por u zëvendësua pas vetëm 45 minutash.
Sulmuesi italian kishte shënuar në debutimin e tij me Nottingham Forest kundër Leeds në janar, por ky mbetet goli i tij i vetëm në pesë paraqitje në Angli, ku ka mbledhur më pak se 200 minuta futboll që kur iu bashkua skuadrës së Premierligës me huazim nga Napoli.
“Lucca ndoshta ka pasur disa qëndrime që nuk i kanë pëlqyer të gjithëve, por kjo nuk është pika fillestare për të bërë një vlerësim,” tha eksperti i transferimeve të “Sky Sport”, Marchetti, për “Radio Marte” (përmes “TuttoNapoli”).
“Në futboll, janë rezultatet ato që përcaktojnë humorin; klubet duhet të vlerësojnë një lojtar nga këndi teknik. Sjellja e lojtarit nuk është mirëpritur nga tifozët, as në Angli, duket se jo. Kjo duhet të bëjë që edhe lojtari edhe rrethi i tij të reflektojnë.”
Lucca është me huazim te Nottingham Forest deri në fund të sezonit, dhe skuadra e Premierligës mund të aktivizojë opsionin për ta bërë transferimin e tij të përhershëm për 35 milionë euro.
Megjithatë, “Tuttomercato” paralajmëron se e ardhmja e sulmuesit te Forest është tashmë e pasigurt, pasi paraqitjet e tij deri tani nuk justifikojnë një investim të tillë gjatë verës./GazetaExpress/