Mallorca ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Arrasate - Gazeta Express
string(53) "mallorca-nderpret-bashkepunimin-me-trajnerin-arrasate"

Sport

Gazeta Express

24/02/2026 8:08

Mallorca ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Arrasate

Sport

Gazeta Express

24/02/2026 8:08

Mallorca, skuadra ku luan Vedat Muriqi, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jagoba Arrasate, pas rezultateve të dobëta në këtë sezon të La Liga.

Klubi spanjoll njoftoi se ky hap ka për qëllim nisjen e një faze të re, me fokus kryesor sigurimin e mbijetesës në kategorinë më të lartë të futbollit spanjoll.

“Mallorca dëshiron të falënderojë publikisht punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga Jagoba Arrasate dhe i gjithë stafi i tij teknik gjatë kohës së tij në krye të ekipit”.

“Angazhimi i tyre i përditshëm dhe sjellja shembullore kanë qenë gjithmonë në lartësinë e asaj që përfaqëson ky entitet. Klubi ju uron fat të mbarë si në nivel personal ashtu edhe profesional në projektet tuaja të ardhshme”, shkruan në njoftimin e Mallorcas.

Në këtë sezon, një nga pikat më të forta të ekipit ka qenë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka shkëlqyer nën drejtimin e Arrasate.

Ai ka realizuar 16 gola dhe ka arritur kuotën e 50 golave në La Liga me fanellën e Mallorcas.

Muriqi renditet tashmë si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, duke lënë pas shumë emra të njohur. Vetëm Samuel Eto’o mban rekordin me 54 gola të shënuar për Mallorcan në kampionat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement