Dy yjet e Premierligës viktima të racizmit online pas ndeshjes Chelsea – Burnley - Gazeta Express
string(78) "dy-yjet-e-premierliges-viktima-te-racizmit-online-pas-ndeshjes-chelsea-burnley"

Futboll

Gazeta Express

21/02/2026 23:50

Dy yjet e Premierligës viktima të racizmit online pas ndeshjes Chelsea – Burnley

Futboll

Gazeta Express

21/02/2026 23:50

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Wesley Fofana, ka denoncuar mesazhet raciste që ka marrë në Instagram pas barazimit 1-1 të Chelsea ndaj Burnley në Premier League.

Edhe mesfushori i Burnley, Hannibal, ka marrë mesazhe të ngjashme, të cilat klubi ka raportuar tek kompania mëmë e Instagram, Meta, dhe pranë policisë së Lancashire.

Fofana, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të, shkroi në rrjetin social:
“2026, akoma e njëjta gjë, asgjë nuk ndryshon. Këta njerëz nuk ndëshkohen kurrë. Krijoni fushata të mëdha kundër racizmit, por askush nuk bën asgjë.”

Burnley theksoi në një deklaratë zyrtare:
“Nuk ka vend për racizëm. Klubi ka zero tolerancë ndaj çdo forme diskriminimi. Ne kemi raportuar rastin tek Meta dhe presim mbështetje të fuqishme nga Premier League dhe Policia.”

Ky incident vjen në të njëjtën javë kur Vinicius Jr i Real Madrid denoncoi një koment racist ndaj tij nga Gianluca Prestianni i Benfica. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement