Kampioni i Kosovës, Drita, përballë mungesave të shumta, do të kërkojë një rezultat pozitiv në shtëpi ndaj skuadrës sllovene Celje.
Sllovenët vijnë si favoritë në këtë përballje, por trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur që pjesën kryesore të sulmit t’ia besojë lojtarëve më kreativë të skuadrës.
Nga minuta e parë do të jetë edhe ish-kapiteni i Kosovës U21, Milot Avdyli, që pritet të sjellë eksperiencë dhe udhëheqje në fushë.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtullai, Pellumbi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj; Ajzeraj, Nguena, Tusha; Abazaj
Celje: Leban; Tutyskinas, Bejger, Calusic, Nieto; Kvesic, Hrka, Seslar; Ioslfov, Kucys, Avdyli
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00. /GazetaExpress