Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka theksuar sërish marrëdhënien e ngushtë me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë samitit të fundit në Washington.
Trump nuk i kurseu fjalët e mira për zviceranin, duke theksuar rolin thelbësor që futbolli mund të ketë në planet e tij për stabilitetin në rajonin e Gazës. Në një moment më të relaksuar, presidenti amerikan bëri shaka për statusin e të pranishmëve, duke thënë: “Këtu të gjithë janë udhëheqës shteti, përveç Gianni-t, por ai është kreu i futbollit, kështu që nuk është keq. E drejtë, Gianni?”
Marrëdhënia mes tyre daton që nga dhënia e “Peace Prize” nga FIFA për Trump në dhjetor të kaluar, për “veprim të jashtëzakonshëm” në ndërmjetësimin e konflikteve. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, FIFA do të ndihmojë në mbledhjen e 75 milionë dollarëve për Gaza, duke përfshirë dërgimin e yjeve të futbollit botëror për të tërhequr investime dhe promovuar paqen në territore konfliktuale.
Me Botërori 2026 që do të organizohet nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja, aleanca Trump-Infantino po shndërrohet në një faktor kyç të futbollit modern dhe influencës globale të sportit. /GazetaExpress