Trajneri i Irlandës: Kosova nuk është më kundërshtar i lehtë - Gazeta Express
string(59) "trajneri-i-irlandes-kosova-nuk-eshte-me-kundershtar-i-lehte"

Sport

Gazeta Express

12/02/2026 23:36

Trajneri i Irlandës: Kosova nuk është më kundërshtar i lehtë

Sport

Gazeta Express

12/02/2026 23:36

Pas shortit të Ligës së Kombeve në Bruksel, përzgjedhësi i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka komentuar Grupin B3, ku përveç Irlandës bëjnë pjesë edhe Kosova, Austria dhe Izraeli.

Hallgrimsson e ka cilësuar grupin si shumë të fortë dhe të sfidueshëm, duke veçuar performancën e fundit të Kosovës.

“Është një grup interesant dhe e vërteta është se do të jetë e vështirë. Kosova, edhe pse është skuadra me renditjen më të ulët në grup, ka pasur një ecuri shumë impresive në 15 ndeshjet e fundit: 11 fitore, 2 barazime dhe vetëm 2 humbje. Kjo është vërtet e admirueshme,” tha Hallgrimsson menjëherë pas shortit.

Fjalët e tij tregojnë qartë se Kosova nuk shihet më si një rival i lehtë në skenën ndërkombëtare, pavarësisht se renditet më poshtë se Austria dhe Irlanda në ranglistën FIFA.

“Dardanët” do të hyjnë në këtë cikël të Ligës së Kombeve me respektin e fituar nga rezultatet e fundit, dhe nuk do të jenë një kundërshtar i nënvlerësueshëm për askënd. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement