Manchester Unitedi nuk arriti të marrë fitoren e pestë radhazi këtë të martë, duke u ndalur në kryeqytet nga West Hami.
Të besuarit e Michael Carrick barazuan 1-1 me West Hamin.
Vendasit dolën të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Tomas Soucek në minutën e 50-të.
13 minuta më vonë, Casemiro shënoi për 1-1, duke gëzuar tifozët e Unitedit, më së shumti Frank Illet, i njohur online si “The United Strand”.
Ky është tifozi që ka shkuar në 500 ditë pa i prerë flokët, derisa Unitedi të bëjë pesë fitore radhazi.
Gëzimi i tij, megjithatë, u ndal shpejt, shkaku se goli i Casemiros u anulua për pozitë jashtëloje.
Reagimi i tij erdhi në “live stream” që tifozi po e mbante gjatë kohës sa po luhej ndeshja.
Në fund, Unitedi barazoi 1-1 me West Hamin, për të shkuar në kuotën e 46 pikëve, në vendin e katërt.
E, tifozit i mbetet të presë ende për t’i prerë flokët./GazetaExpress/
mm