Guardiola e mbron qëndrimin e tij: Pse mos ta shpreh atë që e ndjej? - Gazeta Express
string(66) "guardiola-e-mbron-qendrimin-e-tij-pse-mos-ta-shpreh-ate-qe-e-ndjej"

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 18:01

Guardiola e mbron qëndrimin e tij: Pse mos ta shpreh atë që e ndjej?

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 18:01

Pep Guardiola mbrojti qëndrimin e tij për të folur rreth konflikteve globale duke pyetur: “Pse të mos shpreh atë që ndjej, vetëm sepse jam trajner?”

Të martën, trajneri i Manchester City tha se dëshiron ta përdorë pozicionin e tij për “të folur që të kemi një shoqëri më të mirë”, teksa në një konferencë për shtyp foli për “dhimbjen” që ndjen për viktimat e konflikteve në botë.

Guardiola mori si lavdërime ashtu edhe kritika për fjalët e tij, ndërsa drejtues të komunitetit hebre e këshilluan të “fokusohet te futbolli” dhe të “tregojë më shumë kujdes në gjuhën e tij në të ardhmen”.

Megjithatë, 55-vjeçari nuk u tërhoq kur u pyet nga “BBC Sport” për këto komente: “Të jem i sinqertë, nuk thashë asgjë të veçantë. Nuk e ndiej kështu.”

Javën e kaluar, Guardiola mbajti një fjalim në mbështetje të fëmijëve palestinezë në një event bamirësie në Barcelonë.

Para gjysmëfinales së kthimit të Carabao Cup kundër Newcastle, ai foli për fëmijët që po vriten dhe plagosen në zonat e konfliktit, duke thënë se pamjet që sheh “e lëndojnë”.

Ai përmendi konfliktet në Palestinë, Ukrainë, Sudan dhe madje edhe të shtënat e fundit nga agjentët e ICE në SHBA.

Këshilli Përfaqësues Hebre i Greater Manchester tha se Manchester City është “zhgënjyer” nga Guardiola, duke pretenduar se ai “po hyn vazhdimisht në komentimin e çështjeve ndërkombëtare”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin, Guardiola tha:

“Pse të mos shpreh atë që ndiej vetëm sepse jam trajner? Nuk jam dakord, por respektoj absolutisht të gjitha opinionet. Ajo që thashë është: sa konflikte ka tani në botë? Shumë – i dënoj të gjitha. Nëse njerëz të pafajshëm po vriten, i dënoj të gjitha pa bërë dallime.” Kur u pyet nëse tani do të fokusohet vetëm te futbolli, ai u përgjigj: “Mirë, atëherë ju fokusohuni të jeni gazetar dhe mos flisni për ekonominë, sepse nuk jeni gazetar ekonomik. Duke qenë i përfshirë në futboll, mos fol për këtë apo atë. Kështu bota mbetet në heshtje – kjo është ajo që bota do, apo jo? Të heshtësh, të mos thuash asgjë. Unë mendoj se është krejt e kundërta, por gjithsesi, kështu është.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement