Prishtina 2030: mbi 3 500 sportistë dhe 33 sporte në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(70) "prishtina-2030-mbi-3-500-sportiste-dhe-33-sporte-ne-lojerat-mesdhetare"

Sport

Gazeta Express

23/01/2026 14:33

Prishtina 2030: mbi 3 500 sportistë dhe 33 sporte në Lojërat Mesdhetare

Sport

Gazeta Express

23/01/2026 14:33

Prishtina do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030, edicioni i XXI-të i këtij eventi madhor sportiv, që do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030.

Në këtë ngjarje pritet pjesëmarrja e mbi 3 500 sportistëve nga 26 shtete të rajonit mesdhetar, të cilët do të garojnë në 33 sporte të ndryshme.

Garat e lundrimit do të mbahen në Durrës, i cili do të shërbejë si qytet bashkëorganizator në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri të nënshkruar në dhjetor 2024. E drejta e organizimit iu dha Kosovës më 8 shtator 2023 në Asamblenë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Heraklion, duke shënuar herën e parë që vendi pret një ngjarje sportive të këtyre përmasave që nga anëtarësimi në IOC në vitin 2014.

Projekti konsiderohet më i madhi sportiv në historinë e Kosovës dhe shoqërohet me investime të mëdha infrastrukturore, të udhëhequra nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement