Real Madridi ka nisur një fazë të re pas shkarkimit të Xabi Alonsos, vendim që ka hapur menjëherë debat për pasuesin e tij në stolin madrilen.
Përkohësisht, drejtimin e skuadrës e ka marrë Alvaro Arbeloa, ndërsa emri i Jurgen Kloppit ka rikthyer sërish spekulimet për të ardhmen.
Klopp, i cili aktualisht mban një rol këshillues si Drejtor Global i Futbollit te Red Bull, ka mohuar çdo lidhje me Real Madridin, duke theksuar se ndihet i qetë në pozicionin aktual dhe nuk ka dëshirë të rikthehet në trajnim.
Megjithatë, ai shprehu keqardhje për largimin e Alonsos, duke vlerësuar talentin e tij dhe duke nënvizuar vështirësitë e mëdha që sjell marrja e drejtimit pas një trajneri legjendar si Carlo Ancelotti.
Sipas Kloppit, largimi i shpejtë i Alonsos tregon se jo gjithçka funksionon siç duhet në menaxhimin e Real Madridit, ndërsa e ardhmja e stolit mbetet e hapur për vendime të reja gjatë verës.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...