Krisje mes Meksikës dhe SHBA-së, arrestimi i Maduros “trazon” Amerikën para Kupës së Botës - Gazeta Express
string(87) "krisje-mes-meksikes-dhe-shba-se-arrestimi-i-maduros-trazon-ameriken-para-kupes-se-botes"

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 15:26

Krisje mes Meksikës dhe SHBA-së, arrestimi i Maduros “trazon” Amerikën para Kupës së Botës

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 15:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja do ta mirëpresin Kupën e Botës pas disa muajsh.

Situata nuk është aspak e mirë, pasi arrestimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA-ja ka sjellë një klimë të papërshtatshme.

Të rejat e fundit kanë ndezur kambanat e alarmit brenda FIFA-s në lidhje me vendin që do mbajë Meksika në Kupës e Botës, shkruan Balkanweb.

Një detaj tjetër që duhet marrë në konsideratë janë fjalët e Presidentit të SHBA-së Donald Trump rreth kapjes së Nicolas Maduro në Venezuelë, çka lë shumë hije pas.

Presidenti i SHBA-së ka komentuar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer diplomatike me Claudia Sheinbaum, presidenten e Meksikës, por theksoi se ky vend mbetet problematik për shkak të drogës.

“Diçka do të duhet të bëhet me Meksikën”, tha Donald Trump, i cili në disa raste ka përmendur mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake në tokën meksikane në disa zona.

Vlen të theksohet se Meksika nuk ka mbështetur ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement