Amorimi i buzëqeshur rrugëve të Manchesterit, ja sa para do t’i fitojë pas shkarkimit nga Unitedi - Gazeta Express
string(95) "amorimi-i-buzeqeshur-rrugeve-te-manchesterit-ja-sa-para-do-ti-fitoje-pas-shkarkimit-nga-unitedi"

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 17:01

Amorimi i buzëqeshur rrugëve të Manchesterit, ja sa para do t’i fitojë pas shkarkimit nga Unitedi

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 17:01

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar nga vetë klubi i Manchester Unitedit se trajneri Ruben Amorim është shkarkuar.

Shkarkimi i tij vjen si pasojë e rezultateve jo të mira, por edhe një konference për shtyp dje, pas barazimit 1-1 me Leeds Unitedin në “Elland Road”.

Pas ndeshjes, Amorimi tha se ai kishte ardhur tek Unitedi për të qenë një menaxher, jo vetëm trajner i skuadrës.

Megjithatë, duket se shkarkimi nuk e ka bërë të vuajë trajnerin portugez, i cili është parë sot gjatë rrugëve të Manchesterit, i buzëqeshur, duke ecur me gruan e tij.

Buzëqeshja e tij mund të ketë një arsye, pasi Amorimi pritet t’i fitojë mbi 11 milionë euro, me klubin që do t’ia kompenzojë të tërë kontratën e tij deri në fund, e që ishte deri në qershor të vitit 2027.

Amorimi u emërua trajner i Unitedi në nëntor të vitit 2024, me “Djajtë e Kuq” që kishin paguar 10.6 milionë euro te Sportingu si klauzolë lirimi për portugezin.

Në tetor të vitit 2024, Unitedi kishte paguar 16.7 milionë euro dëmshpërblim, pas shkarkimit të Erik ten Hagut.

Gjithsesi, Unitedi ka bërë me dije po ashtu se ish-mesfushori i klubit, Darren Fletcher do ta udhëheqë skuadrën në ndeshjen ndaj Burnleyt më 7 janar në “Turf Moor”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement