Goditje për Real Madridin para duelit me Betisin, Huijsen jashtë loje - Gazeta Express
string(68) "goditje-per-real-madridin-para-duelit-me-betisin-huijsen-jashte-loje"

Sport

Gazeta Express

04/01/2026 8:04

Goditje për Real Madridin para duelit me Betisin, Huijsen jashtë loje

Sport

Gazeta Express

04/01/2026 8:04

Real Madrid merr një goditje të rëndë para ndeshjes së sontme ndaj Real Betisit në “Santiago Bernabéu”, sfidë kyçe për të mbajtur hapin me Barcelonën në La Liga.

Trajneri Xabi Alonso do të jetë pa shërbimet e Dean Huijsen, i cili është përjashtuar nga ndeshja për shkak të një mbingarkese muskulore.

Vendimi është marrë për të mos rrezikuar mbrojtësin, duke e lënë Realin pa dy qendërmbrojtës titullarë, pasi mungon edhe Éder Militão. David Alaba mund të jetë i gatshëm, ndërsa pritet që Antonio Rüdiger dhe Raúl Asencio të formojnë dyshen në qendër të mbrojtjes.

Gjithashtu mbetet në dyshim edhe pjesëmarrja e Huijsen në Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, ku Real Madrid përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinale. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për rikuperimin e tij. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement