Rosenior lë të hapur të ardhmen mes zërave për Chelsean: Nuk e di nëse kjo është ndeshja ime e fundit - Gazeta Express
string(100) "rosenior-le-te-hapur-te-ardhmen-mes-zerave-per-chelsean-nuk-e-di-nese-kjo-eshte-ndeshja-ime-e-fundit"

Sport

Gazeta Express

03/01/2026 22:19

Rosenior lë të hapur të ardhmen mes zërave për Chelsean: Nuk e di nëse kjo është ndeshja ime e fundit

Sport

Gazeta Express

03/01/2026 22:19

Liam Rosenior ka komentuar rreth të ardhmes së tij mes spekulimeve që e lidhin me një lëvizje të mundshme te Chelsea, duke shmangur konfirmimet direkte, por duke lënë të hapur çdo skenar.

“Ky është një qytet shumë i bukur, me njerëz shumë të bukur dhe një klub i madh. Më pëlqen gjithçka,” u shpreh Rosenior, duke vlerësuar ambientin dhe strukturën e klubit aktual.

Trajneri anglez pati fjalë të veçanta edhe për lojtarët:
“Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm. Unë vërtet dua më të mirën për këtë klub.”

Në fund, Rosenior preku edhe çështjen e largimit të mundshëm, me një deklaratë që ka nxitur reagime në opinionin sportiv:
“Nuk e di nëse kjo është ndeshja ime e fundit. Në jetë nuk i dihet kurrë.”

Edhe pse pa dhënë një përgjigje të prerë për interesimin e Chelseat, fjalët e tij sugjerojnë se e ardhmja mbetet e hapur, ndërsa vëmendja ndaj tij vazhdon të rritet në skenën evropiane. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement