Juventusi ka bërë publik formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Lecces, e cila shënon edhe përballjen e parë të bardhezinjve në vitin 2026. Trajneri ka zgjedhur një 11-she konkurruese, duke synuar ta nisë vitin e ri me fitore në Serie A.
Sfida pritet të jetë e rëndësishme për objektivat e Juventusit në kampionat, ndërsa Lecce synon të surprizojë në transfertë. Ndeshja do të luhet sonte, me interes të madh nga tifozët.
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova do të startoj nga banka rezervë ndeshjen që zhvillohet në Allianz Stadium me fillim nga ora 18:00. /GazetaExpress
Formacioni zyrtar: Di Gregorio, Kalulu, Bremer, Kelly, McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso, Yildiz, Conceicao, David.