“La Gazzetta dello Sport” raporton se Napoli mbetet i interesuar për Kobbie Mainoon, por një marrëveshje me Manchester United është e mundur vetëm nëse largohet Noa Lang.
Napoli po kërkon përforcime në mesfushë gjatë merkatos së janarit dhe Mainoo vazhdon të jetë një objektiv kryesor për Partenopejt.
Sipas “Gazzetta”, kampionët në fuqi të Serie A do të kenë burimet financiare për të tentuar afrimin e Mainoo vetëm në rast se Lang largohet nga klubi.
Anësori holandez ka tërhequr interesin e Galatasarayt dhe Napoli është i hapur për të diskutuar një shitje këtë muaj, pasi ish-lojtari i PSV-së ka pasur vështirësi për të bindur në pjesën e parë të sezonit.
Lang ka regjistruar 709 minuta lojë në të gjitha kompeticionet këtë edicion, duke shënuar vetëm një gol në 20 paraqitje.

Në intervistën e tij të fundit për “Corriere dello Sport”, drejtori i Napolit, Giovanni Manna, nuk e përjashtoi një transferim të Lang, duke theksuar se klubi pret më shumë nga 26-vjeçari.
Ndeshja e radhës e Napolit në Serie A është transferta ndaj Lazios, të dielën më 4 janar./GazetaExpress/