Disa në dhomë të rrëfimeve e disa jo, kush kë e nominoi? - Gazeta Express
string(54) "disa-ne-dhome-te-rrefimeve-e-disa-jo-kush-ke-e-nominoi"

TV/Film

Gazeta Express

30/12/2025 1:03

Disa në dhomë të rrëfimeve e disa jo, kush kë e nominoi?

TV/Film

Gazeta Express

30/12/2025 1:03

E para nga banoret që filloi me nominimet ishte Fjolla.

Fjolla në dhomën e rrëfimeve ka nominuar Labin, për të cilin tha se do ta sheh një Lab tjetër, jo të mërzitur. Derisa emri i dytë ishte Alba, për të cilën tha se do ta shoh lojën e vërtetë të saj.

Labinoti nominoi Arditin dhe Sasën.

Londrimi nominoi Bian dhe Arditin, për këtë të fundit tha se e do jashtë komfort zonës.

Klodi nominoi Albën dhe Biën, por nominimin e bëri në publik dhe jo në dhomën e rrëfimeve.

Ndërkohë, Elijona nominoi Labin, për të cilin tha se nuk i pëlqen loja dhe Bia, pasi sipas saj, nuk po bën lojë.

Labinot Rexha në publik nominoi Labinotin për të cilin tha se duhet të aktivizohet më shumë dhe Sasa.

Ndërkaq, Toney, poashtu në publik nominoi Sasën dhe Labinotin.

Sasa nominoi Labin dhe Albën për të cilët tha se janë dy personat që i do më së paku në shtëpi.

Kushtrimi nominoi Fjollën dhe Ludon, kurse Dolce nominoi Albën dhe Bian.

Bia në anën tjetër nominoi Klodin dhe Dolcen, ajo tha se i nominon “për qef”.

Benita nominoi Albën, sepse tha se e bën lojën më të “fëlliqur” dhe Biën për të cilën tha se e penalizon gjuha.

Ludo, nga dhoma e rrëfimeve nominoi Kushtrimin dhe Sasën.

Hygerta nominoi Arditin, pasi sipas saj është në “konfortzonë” dhe Bia.

Derisa Alba nominoi Kushtrimin dhe Labinotin. Edi nominoi Bian dhe Arditin.

Kurse, Arditi nominoi Fjollën dhe Albën.

Pesë banorët që marrin më pak vota, do të shkojnë në nominim. /Klankosova.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement