Kristi i punoi një rreng banorëve, debat në “Big Brother VIP” - Gazeta Express
string(58) "kristi-i-punoi-nje-rreng-banoreve-debat-ne-big-brother-vip"

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2025 23:21

Kristi i punoi një rreng banorëve, debat në “Big Brother VIP”

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2025 23:21

Kristi: A mund ti them mirit që nuk jam ndezur akoma, jo se do fikem shpejt.

Miri: Ishte një tentativë e gjitha kjo, nuk ishte ndonjë gjë uau. Na mblodhi dhe ne u bindëm sepse menduam që ishte nga produksioni. Një nga arsyet që hyra brenda ishte sepse mendova që ishte nga Vëllai i Madh.

Seno: Unë  dija ngaqë e bëri tentativën e parë për të na mbledhur, dyshova që edhe Miri nuk e ka kuptuar që ishte lojë. Kristi është i lexueshëm.

Kristi: Ky jo vetëm që nuk më lexon mua, por ky ka humbur në pyllin e tij.

Mali: Veprimi i Kristit ishte i mençur, na mashtroi të gjithëve. Me dorën në zemër na mashtroi të gjithëve. Nuk më pëlqeu se ishte e njëjta ditë, pas disa orëve, kur na thirri për të na treguar emocion, ku lexuam letrat. Ai ndërron brenda sekondat.

Brikena: menduam që produksioni na ka thirrur, se përpara se ta thoshte ai u thirr në ndihmë dhe menduam që nuk po na bën lojë. Për respekt të produksionit u mblodhëm.

Lore: Ishte forma se si ai e prezantoi kërkesën për të na mbledhur në living. Po e shoh që te klipi tha që i kam në kontroll, jam e lumtur që ndodhi kjo situata dhe pash një anë të Kristit.

Kristi: Këta e bënë vetë, erdhën vetë kur u thash, në rresht.

Angelo: Më duket një lojë fëmijërore. Thjesht na mblodhi, shumë bukur qeshëm, por pastaj të gjithë ata që e kanë faktorizuar, loja është fëmijërore në vetvete. Për Kristin është diçka që pritet.

Kristi: Nëse ti mendon që jam një fëmijë, unë kam ndenjur shumë me ty. Duke parë kaq sa kam bërë nuk mendoj që i marr afër gjërat. Me Angelon kemi biseduar për vijimin, secili i pavarur. Unë jam i vetmi që kam folur me të gjithë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement