“Unë e di që më do” - Përqafime në shtëpinë BBV, Miri-Selin-it: Të gjithë të duan ty - Gazeta Express
string(78) "une-e-di-qe-me-do-perqafime-ne-shtepine-bbv-miri-selin-it-te-gjithe-te-duan-ty"

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2025 20:36

“Unë e di që më do” – Përqafime në shtëpinë BBV, Miri-Selin-it: Të gjithë të duan ty

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2025 20:36

Selin Bollati dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, i kanë dhuruar një përqafim njëri-tjetrit në Big Brother VIP 5.

Gjatë përqafimit, këngëtari Miri i ka thënë Selinës se “unë e di që ti më do”, ndërkohë moderatorja Selin i është kthyer duke i thënë se “të gjithë të duan ty, o Miri”.

Gjithashtu, Selin e vazhdoj bisedën me të qeshura ku i tha këngëtarit “bashkëvuajtësi im”, pasi gjatë prime-it të djeshëm Kristi Lamaj ka vendosur që Miri dhe Selin të flenë bashkë në të njëjtin krevat.

Kjo erdhi pasi këngëtari fitoi sfidën e “Bajames” që u dha nga Vëllai i Madh, dhe si avantazh ai mori të drejtën të ndryshonte krevatet e banorëve dhe të vendoste se me kë do të flinin.

Pjesë nga diskutimi:

Miri: Unë e di që ti më do.

Selin: Po ty të duan të gjithë, o Miri.

Miri: Më përqafoj Selini, më dha një…

Lore: S’e besoj.

Miri: Selin, dua edhe njëherë atë përqafimin që ta shohë Lore.

Selin: Bashkëvuajtësi im.

Miri: Tamam bashkëvujtësi im, ne vuajmë në një krevat, krevat. /Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement